• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Komisioni Evropian nuk ka dhënë informacion të mjaftueshëm për marrëveshjet me furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19

Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Komisioni Evropian nuk ka dhënë informacion të mjaftueshëm për marrëveshjet me furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19

Bruksel, 17 korrik 2024 (MIA) - Komisioni Evropian nuk i ka siguruar opinionit  qasje të mjaftueshme në informacione për marrëveshjet për blerjen e vaksinave kundër Kovid-19 të bëra me kompanitë farmaceutike gjatë pandemisë, tha sot Gjykata Evropiane e Drejtësisë. 

 Kjo po ndodh një ditë para se të votohet në Parlamentin Evropian për kandidaturën e Ursula fon der Lajenit për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian.

 Çështja u ngrit nga një grup eurodeputetësh pasi Komisioni Evropian refuzoi t'u jepte  qasje të plotë në marrëveshjet për vaksinat për Kovid-19 të lidhura nga ekzekutivi në BE dhe prodhuesit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR