• e mërkurë, 18 qershor 2025

Gjykata evropiane do të gjykojë për mesazhet e Fon der Lajenit me drejtorin e "Fajzerit"

Gjykata evropiane do të gjykojë për mesazhet e Fon der Lajenit me drejtorin e

Luksemburg, 14 maj 2025 (MIA) - Gjykata evropiane sot do të vendosë nëse Komisioni Evropian kishte të drejtë të refuzonte publikimin e mesazheve me tekst midis kryetares Ursula fon der Lajen dhe drejtorit ekzekutiv të prodhuesit të vaksinave "Fajzer", Albert Burl.

Padia u ngrit nga "Nju jork tajms" dhe gazetarja e saj, Matina Stivis-Gridnef, duke pretenduar se Komisioni shkeli rregullat e transparencës duke refuzuar të dorëzojë mesazhet sipas kërkesës.

Sipas "Nju jork tajms", kontakti personal midis Fon der Lajenit dhe Burl ka qenë çelësi për të arritur marrëveshje me vlerë prej miliarda euro për të siguruar vaksinat kundër Kovid-19 në kulmin e pandemisë.

Në pranverën e vitit 2021, Komisioni, në emër të 27 shteteve anëtare të BE-së, përfundoi një kontratë për deri në 1,8 miliardë doza të vaksinave me vlerë deri në 35 miliardë euro.

Paditësit kërkuan qasje deri tek të gjitha mesazhet e shkëmbyera midis Fon der Lajen dhe Burl deri më 1 janar të vitit 2021 dhe deri më 11 maj të vitit 2022, por kërkesa u refuzua me arsyetimin se "dokumente të tilla nuk ekzistojnë".

Mënyra në të cilën Komisioni i trajtoi marrëveshjet për furnizimin e vaksinave u kritikua, ndërsa në vitin 2022 Ombudsmani evropian e dënoi ashpër reagimin e Komisionit ndaj kërkesave për qasje deri tek mesazhet.

Prokuroria publike evropiane, gjithashtu po heton se si janë blerë vaksinat kundër koronavirusit në BE. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR