• e shtunë, 18 janar 2025

Gjykata e Qarkut në Hagë e ka refuzuar kërkesën e 10 organizatave propalestineze për ndalesë për eksport të armëve për Izraelin

Gjykata e Qarkut në Hagë e ka refuzuar kërkesën e 10 organizatave propalestineze për ndalesë për eksport të armëve për Izraelin

Hagë, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata e Qarkut në Hagë e ka refuzuar kërkesën e 10 organizatave propalestineze joqeveritare që Holanda ta ndërpret eksportin e armëve në Izrael dhe të tregtojë me lagjet izraelite të territoreve të okupuara palestizene.

Gjykata njoftoi se shteti ka liri të caktuar në përzgjedhjen ne politikës dhe se gjykatat nuk duhet në të gjitha situatat, transmetojnë mediat britanike.

"Gjykata konsideron se nuk ka arsye që shteti të vendos ndalesë të plotë për eksportin e mallrave për përdorim ushtarak dhe të dyfishtl", theksohet në komunikatë.

Prokurorët, duke përmendur numrin e madh të viktimave civile në luftën e Izraelit në Rripin e Gazës, argumentuan se shteti holandez, si nënshkrues i Konventës së Gjenocidit të vitit 1948, ishte i detyruar të merrte të gjitha masat për të parandaluar gjenocidin.

OJQ-të cituan një urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të janarit që i kërkon Izraelit të parandalojë aktet e gjenocidit në Gaza.

Gjyqtarët në Gjykatën e Qarkut në Hagë mbajtën anën e qeverisë holandeze, e cila thotë se vlerëson vazhdimisht rrezikun që armët dhe mallrat me përdorim të dyfishtë do të përdoren në mënyra që mund të shkelin ligjin ndërkombëtar dhe herë pas here refuzon eksportet në Izrael.

Në një vendim të veçantë të rastit në shkurt, një gjykatë holandeze urdhëroi qeverinë të bllokojë plotësisht eksportin e pjesëve të aeroplanëve luftarakë F-35 në Izrael për shkak të shqetësimeve se ato ishin përdorur për të shkelur ligjin ndërkombëtar gjatë luftës së Gazës. Qeveria e apeloi këtë vendim. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR