• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e kryebashkiakut të Himarës Beleri për lirim nga paraburgimi

Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e kryebashkiakut të Himarës Beleri për lirim nga paraburgimi

Tiranë, 25 korrik 2023 (MIA) - Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka refuzuar kërkesën për caktim të masës më të butë dhe ka lënë në burg Fredi Belerin, i cili ndodhet në paraburgim që nga 12 maji me akuzën për blerje votash. 

Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale në vend, në të cilat u rizgjodh kryebashkiak i qytetit bregdetar të Himarës, i banuar nga anëtarë të minoritetit grek, ndërsa zgjedhjen e  verifikuan edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

Paraprakisht, Gjykata Themelore dhe e Apelit , si dhe Gjykata Speciale për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, i kanë refuzuar kërkesat për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të kryer funksionin e kryebashkiakut. 

 Atij iu mohua edhe leja që kërkoi para gjykatës për të marrë pjesë në seancën konstituive të këshillit bashkiak të Himarës, në të cilën duhej të bëjë betimin si kryetar bashkie.

 Ai nuk pajtohet me akuzat, duke vlerësuar se rasti ka prapavijë politike. Ishte kandidat i koalicionit zgjedhor të opozitës “Bashkë Fitojmë” ku bënte pjesë edhe partia e grekëve.

Rasti “Beleri” po ndiqet me vëmendje të veçantë nga Athina zyrtare, e cila ka kërkuar disa herë lirimin e tij, duke e kushtëzuar Shqipërinë me rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Foto: FB Beleri

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR