• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjykata e Kolumbisë e shpalli fajtor ish presidentin Alvaro Uribe për ndikim ndaj dëshmitarëve, Rubio e quajti "precedent shqetësues"

Gjykata e Kolumbisë e shpalli fajtor ish presidentin Alvaro Uribe për ndikim ndaj dëshmitarëve, Rubio e quajti

Bogota, 29 korrik 2025 (MIA) - Gjykata kolumbiane e shpalli fajtor ish presidenti Alvaro Uribe për ndikim ndaj dëshmitarëve, që e bën ish shefin e parë të shtetit në Kolumbisë të shpallet fajtor nga ana e gjyqësorit.

Politikani 73 vjeçar, president nga viti 2002 deri më 2010, u akuzua për ndikim ndaj dëshmitarëve në hetimin e lidhur me të. Ai përballet me një dënim me burg prej 12 vitesh në lidhje me aferën e lartë të politizuar, më pak se një vit para zgjedhjeve presidenciale.

Në vitin 2012, Alvaro Uribe akuzoi senatorin e majtë Ivan Sepeda për komplot për t'u lidhur në mënyrë të rreme me grupet paraushtarake të përfshira në konfliktin e armatosur shumëvjeçar në Kolumbi në Gjykatën Supreme.

Gjykata vendosi të mos e ndiqte penalisht Ivan Sepedën dhe në vend të kësaj mori përsipër akuzat kundër vetë Uribes, duke dyshuar se ai vetë ishte përpjekur të manipulonte dëshmitarët - ish-luftëtarë nga grupe të armatosura që ishin në burg - për të diskredituar kundërshtarin e tij.

Ish lideri pretendon se dëshironte vetëm t'i bind për ta thënë të vërtetën.

Uribe mbetet një figurë kyçe e skenës politike në vendin e tij dhe ka ndikim të madh ndaj të djathtës kolumbiane, e cila është në opozitë pasi presidenti i parë i majtë i vendit, Gustavo Petro, erdhi në pushtet në vitin 2022.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan atë që Uashingtoni e quan "përdorimi i gjyqësorit si instrument" në Kolumbi nga ana e "gjykatësve radikal" pasi gjykata e shpalli ish presidentin e djathtë Alvaro Uribe fajtor për dëshmitarët e manipuluar.

"Krimi i vetëm i ish presidentit kolumbian Uribe ishte se ai ka mbrojtur dhe ka luftuar pa u lodhur për vendin e tij", tha sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio në "X", duke e quajtur vendimin "precedent shqetësues". sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR