• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata e BE-së do ta shqyrtojë rastin e Fon der Lajenit për vaksinat kundër Kovid-19

Gjykata e BE-së do ta shqyrtojë rastin e Fon der Lajenit për vaksinat kundër Kovid-19

Luksemburg, 7 tetor 2024 (MIA) - Gjykata e lartë e BE-së ka bërë të ditur se muajin e ardhshëm do të shqyrtojë ankesën për publikimin e SMS-ve private që shefja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen i ka dërguar për të negociuar blerjen e vaksinave kundër Kovid-19. Rasti fokusohet në mesazhet që Fon der Lajen i shkëmbeu në kulmin e pandemisë me Albert Burlan, shef ekzekutiv i Fajzerit për të ndihmuar në organizimin e furnizimeve të mëdha të vaksinave në BE.

Shkëmbimi u zbulua nga Nju Jork Tajms në vitin 2021.

Përmbajtja e mesazheve nuk u publikua kurrë, ndërsa gazeta amerikane vitin e kaluar e paditi Komisionin Evropian për mos publikimin e teksteve pavarësisht kërkesës për lirinë e informacionit.

Zëdhënësja e Gjykatës së drejtësisë së Bashkimit Evropian me seli në Luksemburg sot ka konfirmuar se ankesa e gazetës do të shqyrtohet më 15 nëntor.

Të dyja palët do të jenë në gjendje të deklarojnë rastin e tyre në seancë publike, tha zëdhënësja. Nuk pritet ndonjë vendim për disa muaj.

 

QËNDRONI TË LIDHUR