• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjykata e Apelit në Nju Jork kthen ndalesën ndaj Trampit që të komentojë për personelin gjyqësor në procedurën

Gjykata e Apelit në Nju Jork kthen ndalesën ndaj Trampit që të komentojë për personelin gjyqësor në procedurën

Nju Jork, 30 nëntor 2023 (MIA) - Gjykata e Apelit në Nju Jork sot ka rikthyer urdhrin që ndalon Donald Trampin të komentojë për personelin gjyqësor në rastin kundër tij për mashtrim financiar.

Gjykatësi Artur Engoron i cili trajton rastin ka lëshuar ​​urdhrin më 3 tetor, pasi Trampi postoi një koment poshtërues në rrjetet sociale për një nëpunëse gjykate.

Tramp, ish president i SHBA i cili dëshiron të jetë sërish kandidati nga radhët e republikanëve, ankimoi vendimin e gjyqtarit Engoron dhe ajo u pezullua përkohësisht derisa Gjykata e Apelit të vendosë për ankesën.

Ajo u refuzua sot me vendim të këshillit katër anëtarësh të Gjykatës së Apelit, ndërsa urdhri është kthyer pas pezullimit 15-të ditor.

Në postimin e kontestuar, Tramp ka bërë pretendime të pabaza lidhur me jetën personale të një nëpunëse të gjykatës, ndërsa i ka dhënë që në ditën e dytë të gjyqit, iniciuar pas aktakuzës së kryeprokurores së Nju Jorkut, Leticia Xhejms.

Pas lëshimit të urdhrit, gjyqtari Engoron ka gjobitur Trampin me 15.000 dollarë për shkelje.

Avokatët e Trampit paditën Engoron për lëshimin e urdhrit kundër Trampit, bazuar në rregulloren federale të Nju Jorkut që lejon në kushte të caktuara të padisë gjyqtarët për vendimet që ata marrin.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR