• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata amerikane e liroi Asanzhin pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Gjykata amerikane e liroi Asanzhin pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Saipan, 26 qershor 2024 (MIA) - Themeluesi i Vikiliks, Xhulian Asanzh para një gjykate amerikane në Saipan u deklarua fajtor për shkeljen e Ligjit për spiunazh në SHBA, në marrëveshje me sistemin gjyqësor amerikan me të cilën përfundoi betaja e gjatë ligjore dhe u largua nga salla e gjyqiut si njeri i lirë.

Gjyqtarja Ramona Manglona e miratoi marrëveshjen me prokurorët, duke i dhënë fund sagës 14 vjeçare. Në përputhje me marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ajo e dënoi atë me burg, të cilin ai e ka vuajtur tashmë. Ai kaloi pesë vjet në burg në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas leximit të vendimit, prokurorët e tërhoqën menjëherë kërkesën për ekstradimin e Asanzh, një moment i rëndësishëm duke pasur parasysh se themeluesi i Vikiliks kaloi vite në gjykatë duke u përpjekur të shmangte ekstradimin në SHBA. Gjykatësi tha se qeveria amerikane kishte rënë dakord të mos ndiqte procedime të mëtejshme penale, Asanzh buzëqeshi kur ajo i uroi atij ditëlindjen (ai mbush 53 vjeç javën e ardhshme), duke thënë se shpresonte të fillonte jetën e tij të re me një notë pozitive.

Asanzh (52) u deklarua fajtor në një seancë dëgjimore në Ishujt Mariana Veriore për një akuzë që e akuzonte atë për komplot për të marrë dhe lëshuar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes amerikane.

Ai tani është një njeri i lirë dhe mund të kthehet në vendlindjen e tij Australi pas vitesh në mërgim. 

Platforma e Asanzh, Vikiliks publikoi mijëra dokumente të besueshme ushtarake amerikane për pushtimin amerikan në Afganistan dhe Irak.

Uashingtoni pretendoi se australiani kishte rrezikuar në këtë mënyrë jetën e agjentëve amerikanë dhe se nuk kishte asnjë justifikim për aktet e tij kriminale. Mbështetësit e tij, nga ana tjetër, e festojnë atë si një hero që u akuzua për zbulimin e krimeve amerikane.

Në vitin 2010, ndër të tjera, Vikiliks publikoi një video nga helikopterë ushtarakë amerikanë që vrasin civilë në kryeqytetin e Irakut, si dhe informacione për qindra civilë të vrarë gjatë pushtimit amerikan në Afganistan.

Policia britanike e arresoi australianin në vitin 2019 në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ai kishte qëndruar shtatë vjet. ls/ 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR