• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjorgjievski: E pranoj ftesën për debat me kundërkandidatin Mecinoviq, qytetarët meritojnë debat të hapur dhe të argumentuar

Gjorgjievski: E pranoj ftesën për debat me kundërkandidatin Mecinoviq, qytetarët meritojnë debat të hapur dhe të argumentuar

Shkup, 21 tetor 2025 (MIA) – Kandidati për kryetar të Shkupit nga VMRO-DPMNE-ja, Orce Gjorgjievski njoftoi se e pranon ftesën të cilën e mori nga TV Kanal 5 për debat me kundërkandidatin e tij në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale – Amar Mecinoviq nga E majta. 

“Ai është televizion i parë me koncesion kombëtar i cili dërgoi ftesë për debat. Qytetarët meritojnë debat të hapur dhe të argumentuar, në të cilin çdo kandidat do t’i prezantojë vizionet, programet dhe zgjidhjet e tij për të ardhmen e Shkupit. Transparenca dhe respekti ndaj qytetarëve bazohet në demokraci të vërtetë, ndërsa pikërisht këtë do ta tregojmë edhe këtë herë”, njoftoi Gjorgjievski në Fejsbuk. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR