• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gjokoviqi në panairin "Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur"

Gjokoviqi në panairin
Shkup, 1 shtator 2022 (MIA) – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të panairit “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur” në Beograd është takuar me tenistin serb, Novak Gjokoviq. Në takim morën pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri malazez, Dritan Abazoviq. “Asi botëror i tenisit, Novak Gjokoviq përveç dashurisë për tenisin ka edhe një pasion tjetër, e ajo është vera. Familja Gjokoviq ka kantinë të saj dhe sot me kënaqësi kemi folur për verën maqedonase të cilën e njeh mirë. Vera e mirë lidh njerëzit, ndërsa panairi në Beograd është mundësi e mrekullueshme për të lidhur vendet e rajonit”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

QËNDRONI TË LIDHUR