• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gjoba për 220 këmbësorë për kundërvajtje të kryera në gjithë territorin e vendit

Gjoba për 220 këmbësorë për kundërvajtje të kryera në gjithë territorin e vendit

Shkup, 12 prill 2023 (MIA)- Gjatë ditës së djeshme në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:00 nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) është realizuar kontroll i intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkelje të cilat i kryejnë këmbësorët. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 220 këmbësorë, ndërsa për 204 që kanë kaluar rrugën jashtë vijës për këmbësorë.

Gjatë kontrollit janë shqiptuar sanksione edhe për 107 lloje të tjera në trafik.

Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim. Nga MPB apelojnë deri te qytetarët që të respektojnë rregullat në trafik. Këmbësorët të kalojnë rrugën në vendet e parapara për kalim për këmbësorët, pasi mosrespektimi i rregullave të trafikut do të sanksionohet. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR