• e premte, 05 dhjetor 2025

GJNP ka lëshuar urdhër-arrest për liderin e lartë të talibanëve dhe ministrin e gjyqësorit

GJNP ka lëshuar urdhër-arrest për liderin e lartë të talibanëve dhe ministrin e gjyqësorit

Hagë, 8 korrik 2025 (MIA) - Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës (GJNP) ka lëshuar urdhër-arrest për dy liderët e talibanëve në Afganistan, raportuan sot mediat britanike. 

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për liderin suprem shpirtëror, Hibatullah Akunxhada dhe Abdul Hakim Hakani, i ngarkuar për gjyqërosin.

Të dy akuzohen për persekutimin e grave dhe vajzave. 

Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të besuar se Akunxhada dhe Hakani kanë kryer krime kundër njerëzimit duke persekutuar vajzat, gratë dhe të tjerë që nuk janë pajtuar me politikat e talibanëve për gjininë, identitetin gjinor dhe shprehjes. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR