• e hënë, 23 dhjetor 2024

GJND sot vendos në lidhje me padinë e JAR kundër Izraelit për sulmet në Gazë

GJND sot vendos në lidhje me padinë e JAR kundër Izraelit për sulmet në Gazë

Hagë, 26 janar 2024 (MIA) - Gjyqtarët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) do të vendosin sot nëse do të urdhërojnë Izraelin të përfundojë fushatën e tij ushtarake, si përgjigje e rastit të paraqitur në Gjykatën më të lartë të OKB-së nga Republika e Afrikës së Jugut në të cilën Izraeli akuzohet për gjenocid në Gazë.

Në lidhje me vendimin e sotëm:

Gjykata do të shpallë vendimin në orën 14:00 në territoret e pushtuara palestineze dhe Izrael (13:00 sipas kohës së Evropës Qendrore ), ndërsa pritet seanca të zgjasë një orë.

Gjykata nuk do të vendosë nëse Izraeli ka kryer akte gjenocidi - ky proces mund të zgjasë tre deri në katër vjet - por do të lëshojë një urdhër që detyron Izraelin të ndalojë operacionet e tij, së bashku me "masa të tjera emergjente".

JAR kërkoi disa masa të menjëhershme, duke përfshirë që Izraeli të ndërpresë operacionet ushtarake në Gazë, të mos eskalojë operacione shtesë ushtarake dhe të lejojë hyrjen e ndihmës adekuate humanitare në territorin palestinez.

Disa ekspertë besojnë se një skenar i mundshëm është se gjykata nuk do të urdhërojë një armëpushim të plotë, por në vend të kësaj mund të urdhërojë Izraelin të lejojë ndihmën e duhur humanitare në enklavën e rrethuar, transmeton Al Xhezira.

Izraeli ka argumentuar se Gjykatës i mungon juridiksioni mbi çështjen, ndërsa më parë i ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid të JAR si një "shtrembërim të madh" dhe një "shpifje gjaku".

Hamasi tha se do të respektojë të gjitha urdhrat e armëpushimit nga GJND.

GJND-ja gjithashtu mund të vendosë që nuk ka juridiksion mbi çështjen dhe të vendosë të mos urdhërojë asnjë masë të përkohshme.

Palët e përfshira ende mund të paraqesin rastin e plotë për gjenocid përmes kanaleve të tjera, siç është Këshilli i Sigurimit i OKB-së. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR