• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjithsej 22 shtetas të RMV-së kanë kërkuar ndihmë për ta lëshuar territorin e Izraelit dhe për t'u kthyer në vend

Gjithsej 22 shtetas të RMV-së kanë kërkuar ndihmë  për ta lëshuar territorin e Izraelit dhe për t'u kthyer në vend

Shkup, 15 qershor 2025 (MIA) - Gjithsej 22 persona deri më tani kanë kërkuar ndihmë për t'u larguar nga territori i Izraelit dhe për t'u kthyer në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Ata shtuan se po zhvillohen aktivitete për evakuimin e tyre të menjëhershëm dhe transferimin në një vend të sigurt, nga ku do të organizohet më tej kthimi i tyre në vend.

"Duam të theksojmë se misioni diplomatik dhe konsullor në Tel-Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët tanë, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme po punon në mënyrë aktive për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt", thuhet në komunikatën e MPJTJ-së.

Министерството за надворешни работи (МНР) денеска преку Амбасадата на Северна Македонија во Бугарија до бугарското Министерството за надворешни работи упати протестна нота во врска со видеото

Paraprakisht, MPJ0ja informoi se në pajtim me gjendjen e përkeqësuar të sigurisë në Lindjen e Afërt, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në territorin e Izraelit dhe Iranit, nëse u nevojitet ndihmë konsullare, menjëherë të kontaktojnë institucionet kompetente përmes (SOS) telefonave kujdestarë.

Njëherit, siq qëndron në kumtesën e Ministrisë, u bëhet thirrje shtetasve të përmbahen nga udhëtimet drejt vendeve nga ky rajon, deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

Për ndihmë dhe asistencë, qytetarët mund të drejtohen në kontaktet e ardhshme: Ambasada e RMV-së në Tel-Aviv - Tel:: +972 54 500 8566 / +972 54 967 0546 Е-posta: telaviv@mfa.gov.mk.

Më tej, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Tel: +389 75 273 732 / +389 75 268 736, Е-posta: globalsos@mfa.gov.mk.

Nga atje shtojnë se në kuadër të Ministrisë është formuar shtab krize i cili vazhdimisht e ndjekë gjendjen dhe drejt tij ka qasje 24 orë në ditë për të gjitha nevojat lidhur me ndihmën, mbështetjen dhe asistencën.

"Në fund, edhe njëherë u bëjmë thirrje shtetasve të cilët ndodhen në rajonet e goditura, nëse u nevojitet ndihmë konsullare, pa prolongim t'u drejtohen SOS kontakteve të cekura", qëndron në kumtesën e MPJTJ-së.  mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR