Gjithsej 107 kamionë me ndihma humanitare dje kanë hyrë në Gazë
- Gjithsej 107 kamionë me ndihma humanitare dje kanë hyrë në Rripin e Gazës përmes vendkalimit Kerem Shalom, njofton DPA, duke iu referuar shërbimit izraelit KOGAT pranë Ministrisë së Mbrojtjes e cila është përgjegjëse për koordinimin civil në territoret palestineze.
- Post By Fami Bajrami
- 10:10, 26 maj, 2025
Gazë, 26 maj 2025 (MIA) - Gjithsej 107 kamionë me ndihma humanitare dje kanë hyrë në Rripin e Gazës përmes vendkalimit Kerem Shalom, njofton DPA, duke iu referuar shërbimit izraelit KOGAT pranë Ministrisë së Mbrojtjes e cila është përgjegjëse për koordinimin civil në territoret palestineze.
Ndihma përfshinë miell për furrat dhe produkte të tjera ushqimore.
"Forcat izraelite të mbrojtjes do të vazhdojnë të mbështesin dorëzimin e ndihmës humanitare në Gazë, duke bërë përpjekje që ajo të mos përfundojë në duar të organizatës terroriste Hamas", theksohet në kumtesë.
Javën e kaluar, për herë të parë pas gati tre muajsh, ndihma humanitare arriti përsëri në territor. Izraeli bllokoi dërgesat që nga marsi, duke akuzuar Hamasin se ripërdor ndihmën për të financuar militantët.
Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare paralajmërojnë për urinë dhe katastrofën humanitare. Punonjësit në terren thonë se sasia e dërguar është e pamjaftueshme, ndërsa logjistika dhe shpërndarja ende përbëjnë një problem serioz. rq/
Foto: EPA