• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjermania prodhon më së shumti akullore në BE, ndërsa Franca është eksportuesja më e madhe

Gjermania prodhon më së shumti akullore në BE, ndërsa Franca është eksportuesja më e madhe

Luksemburg, 14 gusht 2023 (MIA) - Në Bashkimin Evropian në vitin 2022 janë prodhuar 3,2 miliardë litra akullore, që është për pesë për qind më shumë se në vitin e kaluar. Prodhues më i madh ishte Gjermania, ndërsa eksportuese më e madhe e akullores nga BE-ja ishte Franca, njoftoi Eurostati. 

Gjermania ka prodhuar 620 milionë litra akullore, Franca 591 milionë litra dhe Italia 571 milionë. 

Krahas asaj që Gjermania ishte prodhuesja më e madhe, akullorja e saj ishte edhe më e lira me mesatarisht 1,5 euro për një litër. Çmimi mesatar i akullores franceze ishte 1,9 euro, ndërsa ajo italiane 2,3 euro për një litër. Çmimi mesatar i akullores franceze ishte 1,9 euro, ndërsa i asaj italiane 2,3 euro për një litër. 

Me 7,0 euro akullore më të shtrejtë nga Austria ishte në mesatare, ndërsa pastaj Danimarka (4,4 euro për një litër) dhe Finlanda (2,8 euro). 

Vendet e BE-së kanë eksportuar 250 milionë kilogramë akullore në vende të treta, me vlerë të përgjithshme prej 930 milionë euro. Njëkohësisht, importi nga vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së arriti 61 milionë litra dhe kushtonte 203 milionë euro. 

Në BE në krahasim me vitin 2021 është ulur edhe eksporti, për 14 për qind, por edhe eksporti i akullores, për dy për qind. 

Nga eksporti i përgjithshëm, Franca merr pjesë me 21 për qind ose 53 milionë litra, që e bën eksportuesen më të madhe. Vijojnë Holanda (17 për qind e eksportit të përgjithshëm), Italia (13), Gjermania (11) dhe Belgjika me nëntë për qind pjesëmarrje në eksportin e përgjithshëm evropian të akullores. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR