• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjermania paralajmëron pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 2.7 miliardë euro

Gjermania paralajmëron pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 2.7 miliardë euro

Berlin, 13 maj 2023 (MIA) – Qeveria gjermane kumtoi sot se është duke përgatitur një pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë 2.7 miliardë euro, përfshirë edhe dërgimin e tankeve të shumta, automjeteve të blinduara dhe sistemeve për mbrojtje kundërajrore.

"Të gjithë ne duam një fund të shpejtë të kësaj lufte të tmerrshme të Rusisë kundër popullit ukrainas, por fatkeqësisht kjo nuk duket në horizont. Prandaj Gjermania do të ofrojë gjithë ndihmën që mundet për aq kohë sa është e nevojshme", deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius në kumtesën.

Është duke u përgatitur ndër të tjera, edhe dërgimi i 30 tankeve A5 Leopard-1, 20 automjete të reja të blinduara të tipit “Marder” dhe më shumë se 100 automjete të tjera të blinduara më të vogla, 200 dronë vëzhgimi, katër sisteme të reja për mbrojtje kundërajrore Iris-T dhe platforma të tyre për lansim, një numër të madh raketash kundërajrore, 18 obusë dhe municion.

Qeveria gjermane vitin e kaluar i ndau dy miliardë euro mbështetje ushtarake Kievit. Për këtë vit deri më tani është planifikuar ndihmë prej 2.2 miliardë euro.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR