Gjermania njoftoi se do ta mbështesë rezolutën e KB-së për njohjen e shtetësisë palestineze
- Gjermania do ta mbështesë rezolutën e Kombeve të Bashkuara me të cilën konfirmohet shtetësia palestineze sipas ligjit ndërkombëtar, por kjo nuk paraqet njohje formale, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i qeverisë gjermane.
- Post By Sara Ademi
- 08:37, 12 shtator, 2025
Berlin, 12 shtator 2025 (MIA) - Gjermania do ta mbështesë rezolutën e Kombeve të Bashkuara me të cilën konfirmohet shtetësia palestineze sipas ligjit ndërkombëtar, por kjo nuk paraqet njohje formale, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i qeverisë gjermane.
"Gjermania do të mbështesë një rezolutë të tillë që thjeshtë e përshkruan statusin kuo në të drejtën ndërkombëtare", tha zëdhënësi, i cili shtoi se Berlini "gjithmonë ka bërë përpjekje për zgjidhje me dy shtete", transmetojnë mediat britanike.
Zëdhënësi përsëriti se kancelari gjerman Fridrih Merc ka thënë para tre ditësh se "Gjermania nuk sheh se ka ardhur koha të njihet shteti palestinez".
Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, Australia dhe Belgjika kanë njoftuar se do ta njohin shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila duhet të mbahet deri në fund të muajit, edhe pse Londra deklaroi se mund të përmbahet nëse Izraeli ndërmerr hapa për zbutjen e krizës humanitare në Gaza.
SHBA kundërshton ashpër çdo veprim të aleatëve të tij perëndimor për të njohur pavarësinë e Palestinës. sa/
foto: MIA