Gjermania mund t'i dorëzojë Ukrainës raketa “Taurus”, deklaroi një nga favoritët për kancelar të ardhshëm Fridrih Merc
- Gjermania mund t'i dorëzojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi “Taurus”, deklaroi sot kreu i Unionit Demokristian (CDU) Fridrih Merc, pas takimit në Kiev me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.
- Post By Fami Bajrami
- 15:10, 9 dhjetor, 2024
Kiev, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Gjermania mund t'i dorëzojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi “Taurus”, deklaroi sot kreu i Unionit Demokristian (CDU) Fridrih Merc, pas takimit në Kiev me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.
CDU është favorit për të fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani në shkurt dhe Merc me gjasë do të jetë kandidati kryesor për kancelar të Gjermanisë.
“Presidenti Zelenski e di qëndrimin tonë në lidhje me raketat 'Taurus'. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt. Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë. Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të lejuar Ukrainën të ushtrojë të drejtën e saj për vetëmbrojtje në mënyrë që t'i japë fund kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur", ka thënë Merc.
Foto: arkivi i MIA-s