• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjermania ju bëri thirrje shtetasve të saj që menjëherë të largohen nga Libani

Gjermania ju bëri thirrje shtetasve të saj që menjëherë të largohen nga Libani

Berlin, 29 korrik 2024 (MIA) - Gjermania sot ju bëri thirrje qytetarëve të saj që menjëherë të largohen nga Libani, duke bërë të ditur se komunikacioni ajror mund të ndërpritet për shkak të frikës nga reagimi ushtarak izraelit pas sulmit vdekjeprurës me raketa të grupit militant libanez Hezbollah në Rrafshnaltën e Golanit. 

"Nuk mund të përjashtohet përshkallëzimi i mëtutjeshëm i situatës dhe përhapjes së konfliktit", bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, e cila "urgjentisht kërkoi që qytetarët gjermanë të largohen nga Libani".

Shtohet se kjo veçanërisht ka të bëjë me pjesët jugore të Libanit, duke përfshirë zonat urbane të Bejrutit dhe luginës Beka dhe zonës Baelber - Ermel.

"Përshkallëzimi i mëtejshëm mund të çojë gjithashtu në pezullimin e plotë të trafikut ajror nga aeroporti Rafik Hariri (në Bejrut). Atëherë nuk do të jetë më e mundur të largohesh nga Libani me ajër”, tha ministria në Berlin.

Më parë, Gjermania u rekomandoi qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në Izrael dhe në territoret palestineze, ku nga 7 tetori zgjat lufta ndërmjet forcave izraelite dhe grupit militant palestinez Hamas. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR