Gjermania i dërgon Ukrainës pesë sisteme Patriot dhe municion, financon prodhimtarinë e dronëve
- Gjermania dukshëm do ta përforcojë mbështetjen për mbrojtje kundërajrore ukrainase, duke përfshirë dërgimin e pesë sistemeve "Patriot", municion për sisteme kundërajrore "Gepard" dhe financimin e prodhimit të dronëve ukrainas nga distanca, kumtoi sot ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius në takimin e kontakt grupit për mbrojtje të Ukrainës.
- Post By Sara Ademi
- 19:00, 21 korrik, 2025
Berlin, 21 korrik 2025 (MIA) - Gjermania dukshëm do ta përforcojë mbështetjen për mbrojtje kundërajrore ukrainase, duke përfshirë dërgimin e pesë sistemeve "Patriot", municion për sisteme kundërajrore "Gepard" dhe financimin e prodhimit të dronëve ukrainas nga distanca, kumtoi sot ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius në takimin e kontakt grupit për mbrojtje të Ukrainës.
"Javën e kaluar në Uashington, rashë dakord me ministrin amerikan të mbrojtjes të SHBA-së, Pit Hegset, që Gjermania të kontribuonte në sigurimin e shpejtë të pesë sistemeve "Patriot", të cilat ishin shumë të nevojshme, tha Pistorius.
Siç raporton Ukrinform, sipas tij, partnerët do të koordinojnë nga afër zbatimin e kësaj iniciative në ditët në vijim dhe në frymën e besimit të ndërsjellë. sa/
Foto: Pistorius në Fejsbuk