• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjermania e rrit ndihmën për Ukrainën në vitin 2026 në 11,5 miliardë euro

Gjermania e rrit ndihmën për Ukrainën në vitin 2026 në 11,5 miliardë euro

Berlin, 11 nëntor 2025 (MIA) – Gjermania do ta rrisë ndihmën për Ukrainën në vitin 2026 për tre miliardë euro, me çka mbështetja e përgjithshme do të arrijë më shumë se 11,5 miliardë euro, tregon draft buxheti më i ri i përgatitur nga Ministria e Financave për debatin e fundit të Këshillit të Buxhetit të Bundestagut. 

Këto mjete shtesë, të cilat do të ndahen për qëllime të mbrojtjes, do të drejtohen drejt furnizimit të artilerisë, fluturakeve pa pilot, automjeteve të blinduara dhe zëvendësim të dy sistemeve raketore për mbrojtje ajrore “Patriot”, shkruan “Velt”. 

Sipas burimeve qeveritare, mjetet janë pjesë e planit më të gjerë për fuqizimin e mbrojtjes së Ukrainës nga sulmet ruse. 

Këshilli i buxhetit i Bundestagut do të jetë i detyruar për finalizimin e draft-buxhetit për vitin 2026 në takimin e caktuar për të enjten, përderisa çështjet specifike në lidhje me transformimin e klimës dhe infrastrukturës do të diskutohen veçmas. 

Pritet që këto plane të publikohen në javët e ardhshme, përderisa financimi i rritur për projekte për infrastrukturë dhe neutralitet klimatik tashmë është caktuar. 

Përveç kësaj, buxheti i propozuar përfshin fond të ri prej 450 milionë euro i cili do të jetë i drejtuar drejt ndërtimit dhe zgjerimit të objekteve infrastrukturore siç janë urat dhe tunelet, përderisa sigurimi pensional duhet të pasurohet me 50 milionë euro shtesë për pagesën e pensioneve për fillimin në vitin 2026. 

Qeveria gjermane, gjithashtu, u angazhua se do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR