Gjermania e pranon grupin e dytë të afganëve nga Pakistani
- Për herë të dytë pasi që erdhi deri te ndryshimi i qeverisë, shtetas afganë me leje shpërnguljeje në Gjermani u larguan nga Pakistani me aeroplan, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:48, 24 shtator, 2025
Islamabad, 24 shtator 2025 (MIA) - Për herë të dytë pasi që erdhi deri te ndryshimi i qeverisë, shtetas afganë me leje shpërnguljeje në Gjermani u larguan nga Pakistani me aeroplan, lajmëroi DPA.
Korrespondenti i agjencisë gjermane nga Islamabadi thekson se nga aeroporti në këtë qytet afganët e evakuuar po zhvendosen në Gjermani me fluturim komercial, me një qëndrim tranzit në Stamboll.
Paraprakisht këtë muaj, 47 persona nga programe të ndryshme gjermane për zhvendosje të afganëve të prekur sipas marsh rutës së njejtë tashmë u dërguan në hanover, ndërsa më vonë u shplrndanë nëpër krahinat gjermane.
Shumë familje afgane me muaj, e madje edhe me vite, presin në kryeqytetin e Pakistanit që të zhvendosen në Gjermani. Qeveria e kaluar gjermane në maj e suspendoi programin e vet për pranim të afganëve posaçërisht të prekur.
Programi pati për qëllim t'i pranoijë ish-të punësuarit lokal në institucione gjermane dhe familjet e tyre, si dhe afganë të cilët rerzikohen nga përndjekja e talebanëve, përfshirë avokatë për të drejta të njeriut dhe gazetarë, sqaroi DPA.
Disa prej të evakuuarve morën viza edhe përkundër suspendimit të programit pasi që fituan raste gjyqësore në Gjermani për ta siguruar hyrjen e tyre. Disa prej tyre mbështeten nga organizata gjermane Kabul Luftbrücke, që në përkthim do të thotë Ura ajrore e kabulit.
për momentin, mbi 2.000 afganë në Pakistan në kuadër të programit po presin për shpërngulje në Gjermani. Disa prej tyre kohë më parë u arrestuan në Pakistan, ndërsa disa të tjerë u deportuan në Afganistan, përkujton DPA. ab/
foto:ЕPА