• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjermania e ka liberalizuar tregun e kanabisit

Gjermania e ka liberalizuar tregun e kanabisit

Berlin, 1 prill 2024 (MIA) - Gjermania e ka liberalizuar tregun e kanabisit, duke e dekriminalizuar posedimin e sasive të vogla nga sot, njofton DPA.

Si hap i dytë, "klubeve për kanabis" do t'u lejohet nga 1 korriku të kultivojnë kanabis për përdorim persona të anëtarëve të tyre

Bëhet legale për t'u blerë deri në 25 gramë marihuanë në ditë ose maksimum 50 gram në muaj për përdorim personal përmes shoqatave të rregullua, si dhe të kultivohen deri në tre bimë në shtëpi. Për persona nën 21 vjeç, sasia është e kufizuar në 30 gramë.

Nga 1 korriku banorët e Gjermanisë më të moshuar se 18 vjeç do të mund të kyçen në "klubet për kanabis" - organizata bjoprofitabile me më shumë 500 anëtarë. Shpenzimet e klubeve do të jenë të mbuluara me anëtarësi, vlera e të cilave do të varet nga sasia e marihuanës që e përdor një anëtar përkatës.

Regjimi i ri e bën ligjin gjerman për kanabis një nga më liberalët në Evropë, vëren Al Xhazira. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR