Gjermania do t'i dërgojë Ukrainës dy sisteme "Patriot" si pjesë e marrëveshjes me SHBA-në
- Autoritetet gjermane sot kumtuan se do t'i dërgojnë Ukrainës dy sisteme "Patriot" pasi që arritën marrëveshje me SHBA-në se Berlini do të jetë i pari që do t'i marrë sistemet më të reja si kundërpërgjigje.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:17, 1 gusht, 2025
Berlin, 1 gusht 2025 (MIA) - Autoritetet gjermane sot kumtuan se do t'i dërgojnë Ukrainës dy sisteme "Patriot" pasi që arritën marrëveshje me SHBA-në se Berlini do të jetë i pari që do t'i marrë sistemet më të reja si kundërpërgjigje.
"Falë përkushtimit të SHBA-së, Gjermania fillimisht mund ta mbështesë Ukrainën me lanserë, e më pas edhe me komponente shtesë të sistemit 'Patriot'", deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius në deklaratë me shkrim.
Ushtria gjermane do t'ia dërgojë Ukrainës lanserët në ditët në vijim, ndërsa më pas edhe komponente shtesë të isstemit për dy deri tre muaj.
Nevoja e Ukrainës për mbrojtje ajrore u bë më e rëndësishme sepse Rusia i intensifikoi sulmet ajrore në vendin fqinj këtë verë, ndërsa sistemet "Patriot" u treguan efikas në shkatërrimin e raketave balistike ruse.
Gjermania tashmë dërgoi tre nga sistemet e veta "Patriot" në Ukrainë. ab/
Foto: ЕPА arkivi