Gjermania do ta zhvendosë sistemin e saj Patriot nga Sllovakia në Lituani që ta mbrojë samitin e NATO-s
- - Gjermania do ta zhvendosë në Lituani sistemin e saj për mbrojtje kundërajrore Patriot, të cilin tani e ka vendosur në Sllovaki, që ta mbrojë samitin e NATO-s për më pak se dy muaj, njoftoi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes.
- Post By Fitore Curri
- 20:45, 26 maj, 2023

Berlin, 26 maj 2023 (MIA) - Gjermania do ta zhvendosë në Lituani sistemin e saj për mbrojtje kundërajrore Patriot, të cilin tani e ka vendosur në Sllovaki, që ta mbrojë samitin e NATO-s për më pak se dy muaj, njoftoi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes.
Forumi do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Uilnus.
Në takim pritet të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e Aleancës në sfondin e luftës ruse kundër Ukrainës. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s