Gjermania dhe Italia mirëpresin marrëveshjen tregtare me SHBA-në, opozita franceze kundër
- Kryeministrja e Italisë,,Xhorxha Meloni e vlerësoi marrëveshjen tregtare të arritur midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së si "pozitive", por theksoi se së pari duhet të shqyrtohen detajet, bën të ditur agjencia ANSA.
- Post By Fami Bajrami
- 07:54, 28 korrik, 2025
Berlin, 28 korrik 2025 (MIA) - Kryeministrja e Italisë,,Xhorxha Meloni e vlerësoi marrëveshjen tregtare të arritur midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së si "pozitive", por theksoi se së pari duhet të shqyrtohen detajet, bën të ditur agjencia ANSA.
Kancelari gjerman Fridrih Merc vlerëson se marrëveshja kornizë e nënshkruar është e mirë, sepse shmangu një luftë tregtare dhe mbrojti sektorin e automobilave.
"Kjo marrëveshje parandaloi një konflikt tregtar që do të godiste seriozisht ekonominë gjermane të orientuar drejt eksportit", theksohet në deklaratën e Mercit.
Ai saktësoi se industria e automobilave në veçanti do të ketë përfitim, pasi tarifat ekzistuese prej 27.5 për qind do të ulen në 15 për qind.
Kundrejt kësaj, opozita në Francë kritikoi marrëveshjen që dje u publikua nga presidenti amerikan Donald Tramp dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
“Kjo marrëveshje ka parandaluar një konflikt tregtar që do të kishte ndikuar seriozisht në ekonominë gjermane të orientuar drejt eksportit", ka thënë Merci në një deklaratë.
Liderja e ekstremit të djathtë "Tubimi kombëtar" e Marin Le Pen e quajti marrëveshjen “një dështim politik, ekonomik dhe moral”. Ajo e akuzoi Komisionin Evropian se ka pranuar klauzola të padrejta që “Franca nën një qeveri patriotike nuk do ta kishte pranuar kurrë”.
Sipas saj, bëhet fjalë për “një kapitullim pa kushte të industrisë franceze dhe sovranitetit energjetik dhe ushtarak të vendit”.
Edhe e majta ekstreme ndan të njëjtin mendim. "I jemi dorëzuar Trampit për gjithçka - tarifat, furnizimet e detyrueshme, madje edhe taksë prej 5 për qind të BPV-së", deklaroi lideri i partisë "Franca e papërkulur", Zhan Luk Melanshon.
Marrëveshja parashikon tarifë prej 15 për qind për produktet evropiane dhe detyrim për BE-në për të blerë energjensë nga SHBA me vlerë 750 miliardë dollarë dhe 600 miliardë dollarë shtesë për investime në ekonominë amerikane.
Fon der Lajen e vlerësoi madje marrëveshjen si të mirë dhe theksoi se BE dhe SHBA kanë rënë dakord që të shfuqizojnë plotësisht tarifat për disa produkte.
Foto: DPA