• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gjermania dënon planet e Kremlinit për shkak të njohjes së rajoneve separatiste të Ukrainës

Gjermania dënon planet e Kremlinit për shkak të njohjes së rajoneve separatiste të Ukrainës
Berlin, 21 shkurt 2022 (MIA) – Kancelari gjerman Olaf Sholc në bisedën telefonike me liderin rus Vlladimir Putin ka dënuar planet për njohjen formale të pavarësisë së rajoneve separatiste proruse në Ukrainë. Para se të nënshkruajë dekretin për njohjen e Republikës popullore të Donjeckut dhe Luganskit, Putini me telefon e ka informuar Sholcin për qëllimin, me çka kancelari gjerman ka reaguar ashpër dhe ka thënë se me këtë shkelen marrëveshjet e Minskut dhe se kjo paraqet shkelje të Marrëveshjes nga ana e Rusisë. Sholc ka kërkuar nga Putini deeskalim të situatës dhe tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën. Ai ka thënë se Rusia është veçmas përgjegjës për mbajtjen e paqes në pjesën lindore të Ukrainës. Sholci për momentin po bën konsultime me partnerët e afërt si presidentin francez Emanuel Makron dhe presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR