Gjermania: Buxheti për vitin 2025 planifikon ta shkurtojë ndihmën ushtarake dypalëshe për Ukrainën
- Gjermania planifikon në projektbuxhetin e saj për vitin 2025 të përgjysmojë ndihmën ushtarake dypalëshe për Ukrainën dhe të mbështetet në të ardhurat nga mjetet e ngrira ruse për të vazhduar ta mbështesë Kievin.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:51, 17 gusht, 2024

Berlin, 17 gusht 2024 (MIA) - Gjermania planifikon në projektbuxhetin e saj për vitin 2025 të përgjysmojë ndihmën ushtarake dypalëshe për Ukrainën dhe të mbështetet në të ardhurat nga mjetet e ngrira ruse për të vazhduar ta mbështesë Kievin.
"Qeveria e Olaf Sholcit, e cila po përpiqet të kursejë para, nuk planifikon "asnjë ndihmë shtesë" nga katër miliardë euro të buxhetuara për vitin e ardhshëm për ndihmën ushtarake për Ukrainën", deklaroi një burim nga parlamenti gjerman.
Këtë vit, ndihma e Berlinit, kontribuesi i dytë pas SHBA-së, arrin në tetë miliardë euro.
Foto: Arkivi i MIA-s