Gjermania, Austria dhe Suedia ndërpresin procedurat për azil për aplikantë nga Siria
- Tre shtete të Evropës, Gjermania, Suedia dhe Austria, kanë sjell vendim që të ndërpresin shqyrtimin e kërkesave për azil të sirianëve për shkak të zhvillimeve të atjeshme pas përmbysjes së Bashar al-Asadit.
- Post By Fami Bajrami
- 17:31, 9 dhjetor, 2024
Berlin, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Tre shtete të Evropës, Gjermania, Suedia dhe Austria, kanë sjell vendim që të ndërpresin shqyrtimin e kërkesave për azil të sirianëve për shkak të zhvillimeve të atjeshme pas përmbysjes së Bashar al-Asadit.
Agjencia për migracion e Suedisë bëri të ditur se ndërpret vendimet për azil dhe dëbimet. "Duke pasur parasysh situatën, është e pamundur të vlerësohen arsyet për mbrojtje në këtë moment", deklaroi Karl Bekselius, drejtues i çështjeve juridike në agjenci.
Gjermania poashtu ka suspenduar shqyrtimin e kërkesave për azil të sirianëve për shkak të “situatës së paqartë” në vend.
Ministrja për Punë të Brendshme, Nensi Fezer deklaroi se "fundi i tiranisë brutale të diktatorit sirian Asad është një lehtësim i madh për shumë njerëz". Por shtoi se "situata në Siri për momentin është shumë e paqartë".
Austria ka paralajmëruar se do t’i ndërpresë të gjitha kërkesat për azil nga shtetasit sirianë dhe do të fillojë program për deportimin e refugjatëve në Siri.
foto: arkivi