• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjermania arrestoi një të punësuar në armatë, i dyshuar për spiunim për Rusinë

Gjermania arrestoi një të punësuar në armatë, i dyshuar për spiunim për Rusinë

Berlin, 9 gusht 2023 (MIA) - Një shtetas gjerman i identifikuar vetëm si Tomas H. është arrestuar sot në Koblenc nën akuzën se ka tentuar të spiunojë për Rusinë, ndërsa banesa e tij dhe vendi i punës u bastisën, kumtuan autoritetet federale.

Prokurori federal gjerman në deklaratë të shkurtë me shkrim theksoi se personi punon për ushtrinë gjermane, në Zyren për pajisje, tekologji informatike dhe mbështetje servisimi të Armatës.

Nga maji, ky person disa herë me vetëiniciativë i është drejtuar konsullatës ruse në Bon dhe ambasadës ruse në Berlin, duke ofruar bashkëpunim.

Hetimi është udhëhequr në bashkëpunim me Zyren federale për kundërzbulim ushtarak dhe shërbimin zbules vendor të Gjermanisë, Shërbimin federal për mbrojtje të Kushtetutës. ab/

Foto: МIА arkivi


  

 

QËNDRONI TË LIDHUR