• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjermani: Sekretari shtetëror ka dhënë dorëheqje për shkak të akuzës për nepotizëm

Gjermani: Sekretari shtetëror ka dhënë dorëheqje për shkak të akuzës për nepotizëm

Brlin, 17 maj 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror në Ministrinë gjermane të Ekonomisë, Patrik Grajhen ka dhënë dorëheqje për shkak të kritikave se e ka punësuarin kumbarin e tij në një pozicion të rëndësishëm, publikuan sot mediat gjermane.

Siç njoftuan javorja "Shpigel" dhe agjencia e lajmeve DPA, Grajhen ka dhënë dorëheqje për shkak të detajeve të reja rreth skandalit me punësimin në Ministrinë e Ekonomisë, të cilën e kryeson zëvendëskancelari dhe kundërshtari i Partisë së Të Gjelbërve, Robert Habek.

Grajhen e ka propozuar Mihael Sheferin, politikan nga dega e Berlinit të Partisë së Të Gjelbërve, si drejtor në Agjencinë shtetërore të energjetikës (Dena). Por ai nuk ka përmendur se Shefer është kumbari i tij.

Pasi që mediat kanë shkruar për ndërlidhjen e Grajhen me Shefer, është shpallur konkurs i ri për pozitën e drejtorit mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR