• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjermani: Ka ende të burgosur politikë me shtetësi gjermane në Rusi dhe Bjellorusi

Gjermani: Ka ende të burgosur politikë me shtetësi gjermane në Rusi dhe Bjellorusi

Berlin, 3 gusht 2024 (MIA) - Ministria gjermane e Punëve të Jashtme mbrëmë kumtoi se në burgjet e Rusisë ende ka një “numër dyshifror të personave” me nënshtetësi gjermane, ndërsa “një numër njëshifror i gjermanëve” mbahen në Bjellorusi, transmetoi DPA. Deklarata vjen në kontekstin e shkëmbimit më të madh të të burgosurve politikë që nga Lufta e Ftohtë, që u zhvillua të enjten midis Moskës dhe Perëndimit.

Për rreth dy vjet, autoritetet ruse kanë refuzuar të lejojnë përfaqësuesit e misionit diplomatik gjerman të vizitojnë të burgosurit me shtetësi të dyfishtë - ruse dhe gjermane, shpjegon DPA.

“Ata i trajtojnë njerëzit me nënshtetësi ruse, të cilët kanë gjithashtu pasaporta të një vendi tjetër, kryesisht si shtetas të Rusisë”, kumtoi Ministria gjermane e Punëve të Jashtme, duke shtuar se Berlini nuk ndante këtë pikëpamje dhe po kërkonte “me çdo mënyrë” të fitonte akses në të vetë këta qytetarë.

DPA thekson se mes të liruarve në shkëmbimin ishin shtetasi gjerman RiKo Kriger, i dënuar me vdekje në Bjellorusi dhe katër persona të burgosur në Rusi. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR