• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjermanët ndjehen gjithnjë e më të pasigurt

Gjermanët ndjehen gjithnjë e më të pasigurt

Berlin, 30 janar 2024 (MIA) - Qytetarët në Gjermani ndjehen gjithnjë e më të pasigurt, me ç'rast vërehen dallime të mëdha në perceptimin për kërcënim mes qytetarëve nga pjesët lindore dhe perëndimore të vendit, tregon hulumtimi i ri.

"Sipas hulumtimit të deritanishëm, 61 për qind e qytetarëve gjermanë të anketuar ndjehen të sigurt, që është rënie në krahasim me hulumtimin e fundit prej para dy viteve", deklaroi Renata Koçer, drejtoreshë e Institutit "Demoskop Alesbah", që e ka zbatuar hulumtimin e quajtur "Raporti për siguri viti 2024".

Njëkohësisht, siç theksohet në raport, vërehet dallimi në intensitetin dhe perceptimin e kërcënimit mes banorëve në pjesën perëndimore dhe lindore të Gjermanisë, sidomos në rajonin që dikur i ka takuar Gjermanisë Lindore.

Pasiguria për atë çka sjell e nesërmja është e pranishme tek 68 për qind e të anketuarve në lindje të vendit dhe 46 për qind në perëndim. Në lindje të vendit, më pak njerëz e perceptojnë Rusinë si një kërcënim sesa në perëndim, por në të njëjtën kohë ekziston një frikë në rritje se Gjermania mund të futet në një konflikt ushtarak. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR