• e enjte, 10 korrik 2025

Gjeneral-nënkoloneli pakistanez: Do t'u përgjigjemi sulmeve

Gjeneral-nënkoloneli pakistanez: Do t'u përgjigjemi sulmeve

Islamabad, 7 maj 2025 (MIA) - Sulmet e natës të Indisë janë një "akt përfundimtar lufte" dhe e kanë përshkallëzuar situatën në një "nivel shumë të rrezikshëm", deklaroi gjeneral-nënkoloneli Amir Riaz, kryetar i Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Pakistanit.

Ai theksoi se India ka "shkelur" sovranitetin e Pakistanit.

"Sipas mendimit tim, përgjigjja është e pashmangshme," tha Riaz. "Dhe ja ku jemi tani. Ky është një moment shumë i rrezikshëm për Azinë Jugore."

Riaz përsëriti pretendimin e Pakistanit se gjatë sulmve janë rëzuar pesë aeroplanë luftarakë indianë dhe një dron , pavarësisht se India e kualifikoi lajmin si dezinformim.

"Për aq sa di unë, sipas burimeve të besueshme, janë rëzuar pesë aeroplanë luftarakë indianë dhe një dron", shtoi ai. Kur u pyet për luftën kundër terrorizmit, Riaz vuri në dukje se Pakistani "ka luftuar intensivisht terrorizmin për vite me radhë". ls/

Foto: arkivi i ISPR-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR