• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjeneral-majori gjerman Andre Denk, kreu i ri i Agjencisë evropiane të mbrojtjes

Gjeneral-majori gjerman Andre Denk, kreu i ri i Agjencisë evropiane të mbrojtjes

Bruksel, 29 prill 2025 (MIA) - Vendet anëtarët të BE-së kanë vendosur të emërojnë gjeneralmajorin gjerman Andre Denk si Drejtor të ri ekzekutiv i Agjencisë evropiane të mbrojtjes (EDA).

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Denk, cili është oficeri i parë ushtarak i zgjedhur në këtë pozicion që nga themelimi i EDA-s në korrik të vitit 2004, aktualisht është zëvendësdrejtor ekzekutiv i Agjencisë.

Zgjedhja e Denk vjen si surprizë sepse mendohej se ish-zëvendëskryeministrja holandeze dhe Ministrja e Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, Kajsa Olongren, do të emërohej në këtë pozicion.

Sipas rregullatores së Unionit, drejtori ekzekutiv i EDA-s është drejtëpërdrejtë i nënshtruar ndaj përfaqësueses së lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas. 

Emërimi i gjeneralit gjerman në krye të EDA-s vjen në një kohë kur BE-ja po përpiqet të bindë vendet anëtare që t'i japin Agjencisë një rol më të madh në koordinimin e prokurimit të municioneve dhe raketave, diçka për të cilën Gjermania është veçanërisht skeptike. Berlini është i mendimit se prokurimet e përbashkëta të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së duhet të kryhen nga një "komb kryesues" midis vendeve prokuruese, jo nga EDA. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR