Gjenerali Xhozef Aun është president i ri i Libanit
- Parlamenti libanez sot në rrethin e dytë e zgjodhi komandantin ushtarak, Xhozef Au për president të ri të vendit, lajmëruan mediumet britanike.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:47, 9 janar, 2025
Bejrut, 9 janar 2025 (MIA) - Parlamenti libanez sot në rrethin e dytë e zgjodhi komandantin ushtarak, Xhozef Au për president të ri të vendit, lajmëruan mediumet britanike.
Gjenerlai Aun (60) e ka mbështetjen e SHBA-së, ndërsa emërimi i tij tregon se ndikimi i hezbollahut në Liban është ulur pas luftës me Izraelin.
Aun, gjoja, e ka mbështetjen edhe nga Arabia Saudite, me ndihmë e së cilës, së bashku me atë nga SHBA-ja, Libani do të duhet të kujdeset që Izraeli t'i tërheqë forcat e veta nga pjesa jugore e vendit, siç është paraparë në marrëveshjen paqësore, dhe ta financojë rikontrumin e pas luftës.
Mediumet britanike transmetojnë se Hezbollahu paraprakisht kumtoi se nuk do të vendosë veto për rizgjedhjen e Aunit, por se ky grup militant nuk ka ndër mend ta mbështesë.
Qeveria e përkohshme e cila tashmë dy vite kryeson me Libanin, ka autorizime të kufizuara, sepse nuk ishte emëruar nga presidenti aktual.
Libani tashmë gjashtë vite është në krizë të thellë ekonomike dhe financiare, e cila e shkatërroi vlerën e valutës libaneze dhe i devalvoi kursimet e shumë libanezëve, theksojnë mediumet perëndimore.
Vendi ka rrymë vetëm nga disa orë në ditë, prëderisa kompania energjetike është në borxhe të mëdha. ab/
foto: ЕPА