• e martë, 26 nëntor 2024

Gjenerali Mili: Ukraina do të paguajë një çmim të lartë për kundërofensivën

Gjenerali Mili: Ukraina do të paguajë një çmim të lartë për kundërofensivën

Bruksel, 15 qershor 2023 (MIA) - Ukraina po bën përparim të qëndrueshëm në kundërofensivën e saj të re kundër forcave ruse, por kostoja me siguri do të jetë e lartë, tha kryeshefi i Shtatmadhorisë së SHBA-së, gjenerali Mark Mili.

Në një konferencë për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel, ai theksoi se "luftimet janë jashtëzakonisht të dhunshme dhe ndoshta do të zgjasin shumë, dhe çmimi do të jetë i lartë".

Mili vlerësoi lidershipin, aftësinë dhe moralin e forcave ukrainase dhe i krahasoi me Rusinë.

"Udhëheqja e tyre nuk është domosdoshmërisht koherente, morali i ushtarëve të tyre nuk është i lartë dhe ata janë në mbrojtje, madje shumë prej tyre nuk e dinë pse janë aty", theksoi Mili. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR