• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjenerali Kukula: Mbi një pjesë të territorit polak fluturoi një raketë ruse e lëshuar nga Ukraina

Gjenerali Kukula:  Mbi një pjesë të territorit polak fluturoi një raketë ruse e lëshuar nga Ukraina

 Varshavë, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Një objekt fluturues i paidentifikuar që mëngjesin e sotëm ka fluturuar mbi një pjesë të territorin polak me siguri është një raketë ruse e lëshuar nga Ukraina, tha sot shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës polake gjenerali Vislav Kukula.

 "Është e dukshme se bëhet fjalë për një raketë ruse që ka hyrë në hapësirën ajrore polake, ne e ndoqëm derisa u largua nga hapësira jonë", tha gjenerali polak.

"Për këtë kemi konfirmimin tonë nga aleatët. Vendosëm të kontrollojmë rrugën e fluturimit në tokë, se nuk ka ndodhur asnjë gabim teknik", tha gjenerali Kukula, pas një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Polonisë, të thirrur nga presidenti Andzhej Duda.

 Gjenerali Maçej Klish në konferencën për shtyp pas takimit me presidentin Duda tregoi se raketa për vetëm tre minuta ka fluturuar rreth 40 kilometra në territorin polak.

Alarmi këtë herë u ngrit nga vetë armata polake, për dallim nga rastet e mëparshme të sulmeve me raketa apo helikopterë nga Rusia dhe Bjellorusia, kur banorët e zonave kufitare publikuan pamjet e helikopterëve që fluturonin mbi çatitë e tyre, ndërsa armata fillimisht pretendoi se u është dukur,  për madje pas 10 orëve për të konfirmuar hyrjen.

"Ne ngritëm avionët tanë, ndërsa avionët aleatë ishin gjithashtu në ajër. E ndoqëm zhvillimin e situatës deri në orët e vona të natës", tha gjenerali Klish.

Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm Kukula kujtoi se mbrëmë nata ishtë e rëndë për Ukrainën për shkak të sulmit të fortë raketor rus dhe se mbrojtja ajrore polake ndoqi rrugën e shumicës së atyreve raketave ruse me rreze të gjatë.

Ministri i ri i Mbrojtjes Vladislav Koshnjak Kamish vlerësoi se dhe sistemet polake ashtu edhe ato aleate reaguan mirë në këtë rast dhe se bashkëpunimi i presidentit me Qeverinë ishte shumë i mirë. rq/

Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR