• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjenerali iranian: Miti për Izraelin është rrëzuar, miliona janë përgatitur të luftojnë për Palestinën

Gjenerali iranian: Miti për Izraelin është rrëzuar, miliona janë përgatitur të luftojnë për Palestinën

Teheran, 1 nëntor 2023 (MIA) - Miliona njerëz në mbarë botën janë të gatshëm t'u ndihmojnë palestinezëve kundër regjimit palestinez nëse vendet fqinje u lejojnë të hyjnë në territoret e okupuara, deklaroi kryetari i Shtatmadhorisë së bashkuar iraniane, gjenerrali Mohamed Bageri.

Duke iu drejtuar forcave të armatosura iraniane, gjenerali Bageri tha se operacioni i 7 tetorit, që është aksion pa precedent i lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas, i cili i kapi forcat izraelite në befasi, ndërsa dëshmia se "të gjitha konceptet e bëra nga cionistët dhe zotërinjtë e tyre janë absurde dhe të pakuptimta, sepse madhësia e tyre e rrejshme dështoi me operacionin e përkryer dhe të saktë".

Komandanti iranian e dënoi regjimin izraelit për bombardimin e civilëve, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, dhe spitale "me aeroplanë që ua dhanë kriminelët".

Ai sot e përsëriti deklaratën e liderit të Revolucionit islamik iranian, ajatollahut Ali Hamnei, se mënyra e vetme për zgjidhje të çështjes palestineze është mbajtja e referendumit.

Ministri iranian i Mbrojtjes, gjenerali brigadier Mohamed Reza Ashtiani, në margjina të mbledhjes së sotme të qeverisë deklaroi se operacioni i Hamasit, i quajtur "Vërshim në Al-Aksa",m i kapi forcat izraelite të papërgatitura "në nivel strategjik, operativ dhe taktik", që u tregua se regjimi okupator është para fundit.

Gjenerali Ashtaini, gjithashtu, paralajmëroi se nëse lufta, e cila deri më tani mori pothuajse 10.000 jetë palestineze, nuk ndërpritet menjëherë, do të ketë pasoja serioze. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR