• e shtunë, 29 qershor 2024

Gjenerali Ibrahim: Jemi afër realizimit të misionit ushtarak në veri të Rripit të Gazës

Gjenerali Ibrahim: Jemi afër realizimit të misionit ushtarak në veri të Rripit të Gazës

Jerusalem, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Komandanti i korpusit të blinduar izraelit, gjenerali i brigadës Hisham Ibrahim, sot kumtoi se luftëtarët e tij së bashku me pjesëtarët tjerë të forcave tokësore janë afër përfundimit të misionit të tyre luftarak në pjesën veriore të Gazës.

"Qëllimet në pjesën veriore të Gazës pothuajse janë arritur, Ne i vazhdojmë operacionet tokësore në pjesët tjera të Rripit të Gazës me një qëllim: shkatërrimin e grupit terrorist Hamas", deklaroi gjenerali Ibrahim për radion ushtarake izraelite, transmetojnë mediat britanike.

Gjenerali theksoi se në javën e katërt të operacioneve ushtarake izraelite u arritën objektiva të rëndësishme ushtarake. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR