• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjenerali Ajzenkot drejtuar Netanjahut: Kush flet për humbje absolute të Hamasit nuk e thotë të vërtetën

Gjenerali Ajzenkot drejtuar Netanjahut: Kush flet për humbje absolute të Hamasit nuk e thotë të vërtetën

Tel Aviv, 19 janar 2024 (MIA) - Anëtari i kabinetit izraelit të mbrojtjes, gjenerali në pension Gadi Ajzenkot ka kritikuar mënyrën se si kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po udhëheq luftën kundër Hamasit në Gazë duke sugjeruar se një fitore ndaj organizatës islamike palestineze është joreale.

"Kushdo që flet për humbje absolute nuk po thotë të vërtetën", ka thënë Ajzenkot në intervistën televizive disa orë pasi Netanjahu hodhi poshtë idenë e zgjedhjeve në mesin e luftës ku tha se mund të vazhdojë në vitin 2025 dhe u zotua se do të "sigurojë fitore totale në përgjigjen ndaj sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor”.

Ajzenkot, ish shef i Shtatmadhorisë së Izraelit, djali dhe nipi i të cilit u vranë në luftën e fundit tha se situata në Gazë "është e tillë që qëllimet e luftës nuk janë arritur ende".

Izraeli premtoi se do të shkatërrojë kapacitetet ushtarake të Hamasit dhe administrimin me Gazën dhe do të shmang kërcënimin ndaj izraelitëve, por është vënë nën kritika për mungesën e planit se çfarë të bëjë pas luftës në territorin palestinez, në kohën kur numri i viktimave të civilëve palestinezë është duke u rritur.

Liderët izraelitë premtuan njëherësh kthimin e pengjeve.

Ajzenkot, si anëtar i kabinetit të luftës nga partia opozitare Lidhja kombëtare, megjithatë, shprehu dyshime në lidhje me strategjinë për lirimin e pengjeve të cilët besohet se 132 nga 240 të kidnapuarit ende mbahen si pengje.

Ai konsideron se vetëm armëpushimi mund të çojë në lirimin e pengjeve, të cilët ende mbahen nga ekstremistët në Gazë dhe se pretendimet se ata mund të lirohen me mjete të tjera janë përhapje e "iluzionit".

Mediat amerikane theksojnë se deklarata e Ajzenkotit dhënë mbrëmë vonë është sinjal i fundit i mosmarrëveshjeve mes liderëve politikë dhe ushtarakë rreth drejtimit të ofensivës së Izraelit kundër Hamasit që ka hyrë tashmë në muajin e katërt.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR