• e enjte, 04 dhjetor 2025

Gjenerali Abdel Fateh al-Burhan ka hedhur poshtë propozimin amerikan për armëpushim në Sudan, duke e quajtur "më i keqi deri më tani"

Gjenerali Abdel Fateh al-Burhan ka hedhur poshtë propozimin amerikan për armëpushim në Sudan, duke e quajtur

 Kajro, 24 nëntor 2025 (MIA) - Gjenerali i armatës sudaneze Abdel-Fateh Burhan sot  e hodhi poshtë propozimin për armëpushim të ofruar nga ndërmjetësit e udhëhequr nga SHBA, duke e quajtur  "më i keqi deri më[ tani", duke dobësuar më tej përpjekjet ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës shkatërruese në Sudan që është zgjatur më shumë se 30 muaj.

 Ndërmjetësit, të njohur si "Kuartet" - SHBA-të, Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - janë përpjekur për dy vjet të ndalojnë luftimet dhe të rivendosin rrugën drejt një tranzicioni demokratik, të ndërprerë nga një grusht shteti ushtarak në vitin 2021.

Në një video fjalim të publikuar nga ushtria, Burhani tha se propozimi është i papranueshëm dhe i akuzoi ndërmjetësit për anshmëri në përpjekjet për të ndaluar konfliktin. 

 Sudani është në luftë civile që nga prilli i vitit 2023, kur një luftë për pushtet midis armatës dhe Forcave të fuqishme paraushtarake për Mbështetje të Shpejtë (RSF) u përshkallëzua në konflikt të hapur në Kartum dhe pjesë të tjera të vendit.

KB thekson se deri më tani janë vrarë më shumë se 40.000 persona, megjithëse grupet e ndihmës paralajmërojnë se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. 

Konflikti ka shkaktuar krizën më të madhe humanitare në botë, ndërsa më shumë se 14 milionë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre, duke nxitur përhapjen e sëmundjeve dhe duke i shtyrë disa rajone drejt urisë. 

 Paraprakisht këtë muaj, presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se do të kushtojë më shumë vëmendje përfundimit të luftës në Sudan, pasi Princi i Kurorës Saudite Mohamed bin Salmani i bëri thirrje përfshihet gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterreshi, sot bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe që armata dhe RSF të fillojnë bisedimet për një zgjidhje politike. 

Në Platformën X, ai tha se nevojitet edhe "shpërndarje e sigurt dhe e papenguar e ndihmës humanitare" si dhe ndërpreja e dorëzimit të armëve dhe luftëtarëve në Sudan. 

 "Na duhet paqe në Sudan", theksoi Gutereshi.

Foto: FB 

 

QËNDRONI TË LIDHUR