• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjendje e jashtëzakonshme në pjeësn jugore të Perusë për shkak të aktiviteteve të vullkanit Ubinas

Gjendje e jashtëzakonshme në pjeësn jugore të Perusë për shkak të aktiviteteve të vullkanit Ubinas

Limë, 6 korrik 2023 (MIA) - Qeveria e Perusë shpalli gjendje të jashtëzakonshme prej 60 ditëve në disa qytete jugore sepse vullkani më aktiv në vend, Ubinas hodhi hi dhe gazra.

Hiri nga vullkani Ubinas në rajonin Mokuegua, rreth 1.200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Limë, u rrit në lartësi mbidetare prej 5.500 metrave dhe arriti drejt qyteteve me distancë mbi 10 kilomtra, kumtoi Instituti gjeofizik i Perusë.

Rreth 2.000 njerëz jetojnë në rajonin e goditur rreth vullkanit.

Autoritetet lokale ende nuk kanë urdhëruar evakuimin, por Instituti nacional për mbrojtje civile filloi me përgatitje të strehimores e cila ishte ndërtuar në vitin 2019, kur vullkani i njejtë eruptoi dhe detyroi evakuimin e qindra njerëzve.

Peruja ndodhet në "Unazën paqësore të zjarrit", rajon me dukuri të shpeshta të tërmeteve dhe aktiviteteve vullkanike. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR