Gjendja shëndetësore e Vuçiçit është e qëndrueshme dhe e kënaqshme, thotë dr. Dinçiqi
- Shefi i Drejtorisë së spitalit ushtarak, kardiologu Dragan Dinçiq, deklaroi se gjendja shëndetësore e presidentit serb Aleksandar Vuçiq aktualisht është stabile dhe e kënaqshme, se do ta lëshojë Akademinë mjekësore ushtarake pas një ore dhe se nuk është reale që të kthehet në aktivitetet e rregullta në ditët në vazhdim.
- Post By Fami Bajrami
- 17:32, 3 maj, 2025
Beograd, 3 maj 2025 (MIA) - Shefi i Drejtorisë së spitalit ushtarak, kardiologu Dragan Dinçiq, deklaroi se gjendja shëndetësore e presidentit serb Aleksandar Vuçiq aktualisht është stabile dhe e kënaqshme, se do ta lëshojë Akademinë mjekësore ushtarake pas një ore dhe se nuk është reale që të kthehet në aktivitetet e rregullta në ditët në vazhdim.
Ai deklaroi se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Vuçiqi ndjeu dhimbje të fortë në gjoks që zgjati për disa sekonda dhe se kjo nuk përputhej me dëshminë e të tjerëve që ishin në të njëjtën hapësirë me të.
"Ai mori terapi shtesë dhe pas 45 minutash kur e mati shtypjen e gjakut, ishte 165 me 98, që do të thotë se para terapisë, shtypja ka qenë më e lartë. Mjekët nga Amerika bënë gjithçka dhe ai vendosi të kthehej në vend pavarësisht kundërshtimit të mjekëve", tha Dinçiqi.
Sipas tij, në orën 13 kur zbarkoi në Beograd, nuk ka pasur shtrëngime.
Dinçiq tha se në 10 vitet e fundit që ai e ka trajtuar Vuçiqin në tre raste ka pasur shtrëngime për shkak të shtypjes së lartë të gjakut, por ato nuk kanë qenë kurrë si kjo e fundit.
Foto: Uebfaqja e Akademisë mjekësore ushtarake