• e premte, 22 nëntor 2024

Gjendet trupi i pilotit të helikopterit që u rrëzua në pjesën veriore të ishullit grek Evia

Gjendet trupi i pilotit të helikopterit që u rrëzua në pjesën veriore të ishullit grek Evia

 Athinë, 29 shtator 2023 (MIA) - Trupi i pajetë i pilotit të helikopterit privat, që dje u rrëzua në det në pjesën veriore të ishullit grek Evia, paradite ishte nxjerrë nga zhytësit të Shlrbimit Bregdetar të Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, ekipet e zhytjes, në një thellësi prej 52 metra, kanë gjetur mbetjet e kabinës së helikopterit, prej ku e kanë nxjerrë edhe trupin e pajetë.

 Helikopteri u rrëzua në një kohë kur ishulli u përfshi nga stuhia "Ilias", e cila shkaktoi probleme dhe dëme materiale jo vetëm në Evia, por edhe në rajonin më të gjerë të zonës  Magnisia dhe qytetin Volos.

 Helikpteri, dje rreth orës 10 të mëngjesit, ka fluturuar nga vendi Mantudi në Evia në drejtim të zonës industriale në Volos, por pak pas ngritjes komunikimi u humb dhe filloi operacioni i shpëtimit, pas së cilës u konfirmua më pas se ai ra në pjesën detare në veri të Evias.

 Helikopteri u rrëzua në një periudhë kur ishulli u përfshi nga stuhia "Ilias". 

QËNDRONI TË LIDHUR