Gjendet trupi i djaloshit që dje u mbyt në Liqenin e Berovës

Berovë, 3 korrik 2022 (MIA) – Në Liqenin e Berovës është gjetur trupi i pajetë i djaloshit 14 vjeçar.
Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova, e cila ka bërë të ditur për MIA-n se zhytësit e kanë nxjerrë trupin e djalit nga liqeni i Berovës gjatë mëngjesit të sotëm në ora 08:50.
Trupi i pajetë, siç shtoi zëdhënësja, është dorëzuar për obduksion në mjekësinë ligjore në Shkup. bs/