• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjendet Navallni, ndodhet në një burg në veri të Uralit

Gjendet Navallni, ndodhet në një burg në veri të Uralit

Moskë, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Zëdhënësja e liderit opozitar rus, Aleksej Navallni, i cili po vuan dënimin me burg prej 30 viteve, sot kumtoi se është zbuluar se ku ndodhet ai.

"E gjetëm Navallnin. Ai ndodhet në Koloninë ndëshkuese 3 (IK-3), në lagjen Karp, në veri të Uralit, në rajonin autonom jamal-Nenec. Avokati i tij sot e vizitoi. Aleksej është mirë", kumtoi zëdhënësja Kira Jarmush në platformën X.

Avokati Ivan Zhdanov tha se IK-3 është "një prej burgjeve më veriore dhe të largëta" në Rusi.

"Kushtet atje janë të ashpra, me regjim të posaçëm. Është shumë vështirë të shkohet atje dhe nuk ka sisteme për dërgim të letrave apo paraqitjeve", shkroi Zhdanov në X, duke cekur se një prej avokatëve sot ka qenë atje dhe e ka parë Navallnin, por nuk është lejuar të hyjë.

Zhdanov konsideron se kolonia ndëshkuese IK-3 është paraprakisht e përgatitur për ardhjen e Navallnit dhe përkujtoi se atje në prill ka qenë drejtori i Shërbimit federal ndëshkrues-përmirësuar Arkadij Gostev dhe është e mundur, siç theksoi, atëherë të kenë vendosur ta dërgonin opozitarin rus.

Ai e ndërlidhi izolimin e Navallnit me zgjedhjet presidenciale në Rusi në vitin 2024, në të cialt Putin pritet ta fitojë mandatin e pestë.

para dy javësh, bashkëpunëtorët e Navallnit kumtuan se janë të shqetësuar, sepse gjatë kohë nuk e kishin parë apo dëgjuar, ndërsa në burgun në rajonin Vlladimirsk, ku Aleksej e vuante dënimin, ai tashmë nuk ndodhet në listën e të burgosurve. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR