Gjendet marihuanë në një bastisje në Shkup
- Post By Fitore Curri
- 19:22, 14 shtator, 2022

Shkup, 14 shtator 2022 (MIA) - Pas njoftimeve operative të pranuara dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, sot nëpunës të policisë nga SPB Shkup - Njësiti për Tregti të Palejuar kryen bastisje në shtëpinë e F.M. (25).
Siç njoftoi MPB, gjatë bastisjes është gjetur marihuanë. Personi është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet kallëzim penal adekuat. fc/