• e shtunë, 06 korrik 2024

Gjendet i vdekur i punësuari në objektin industrial në Gazi Babë

Gjendet i vdekur i punësuari në objektin industrial në Gazi Babë

Shkup, 14 janar 2024 (MIA) - Një person 49 vjeçar është gjetur dje pa shenja jete rreth orës 13:30 në një objekt industrial në zonën e Gazi Babës, bën të ditur policia.

"Me datë 13.01.2024 rreth orës 13.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në një objekt industrial në zonën e Gazi Babës G.I.(49) nga Shkupi i cili ka qenë i punësuar në objektin është gjetur i vdekur. Nga ana e mjekut të Ndihmës urgjente mjekësore është konstatuar vdekja e tij", kumtoi policia.

Pas udhëzimeve të Prokurorit publik, siç theksohet, trupi i pajetë i të ndjerit është dhënë për obduksion.

Mbikëqyrje është bërë edhe nga ekipi mbikëqyrës i SPB Shkup.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR